Trajneri i ri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka vendosur objektivin e tij prej 90 pikësh për të fituar titullin e Bundesligës këtë sezon.

Duke folur përpara ndeshjes të së dielës kundër Wolfsburgut, Kompany pranoi sfidën përpara, por shprehu emocion dhe besim në përgatitjet e ekipit të tij.

Kompany, i cili mori drejtimin e Bayernit pas një emërimi të papritur pas rënies së Burnleyt në Championship sezonin e kaluar, njeh kërcënimin e paraqitur nga kampionët në fuqi Bayer Leverkusen.

“Leverkusen ishte fenomenal sezonin e kaluar. Unë mendoj se do t’ju duhen rreth 90 pikë për titullin përsëri, kështu që ne kemi nevojë për performancën maksimale nga të gjithë”, ka thënë Kompany.

Menaxheri belg la të kuptohet gjithashtu për debutimin e nënshkrimeve të reja Michael Olise dhe Joao Palhinha, të cilët u bashkuan nga Crystal Palace dhe Fulham respektivisht.

Ndryshe, Leverkusen e nisi këtë sezon me një fitore 3-2 në udhëtim te Borussia Monchengladbach, kështu që Bayerni gjithashtu duhet ta nis me fitore për të shpallur kandidaturën. /Telegrafi/