Ka qenë pranë Vllaznisë për 8 vite rresht. Në tre të parat në rolin e zëvendëspresidentit dhe në pesë të tjerat si president. Valter Fushaj gjatë këtyre viteve ka lënë gjurmë në drejtimin e klubit shkodran.
Vllaznia ka fituar një herë Kupën e Shqipërisë në vitin 2008, ka dalë një herë tjetër nënkampion dhe finalist i Kupës dhe po ashtu, ekipi e kishte thuajse të rregullt pjesmarrjen çdo vit në Kupat e Europës, madje edhe duke kaluar ture.
Lojtaret e ekipit te Vllaznise se Shkodres dhe presidenti Valter Fushaj, duke festuar marrjen e Kupes se Shqiperise, pas ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Tirana, 2-0, e luajtur ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, ne qytetin e Elbasanit.
Erdhi tek Vllaznia në verën e vitit 2003 dhe u largua prej saj në verën e vitit 2011. Që atëherë skuadra ka shfaqur shumë probleme.
Gjatë këtyre shtatë viteve të fundit që klubi administrohet nga Bashkia është folur shpeshherë për një rikthim të Fushajt sërish. Deri më sot nuk ka ndodhur, edhe pse akoma nuk ka nisur procedura e privatizimit të klubit.
Ai në çdo dalje publike është shprehur se dëshiron të jetë pranë Vllaznisë por pa saktësuar me sa përqind të aksioneve. Ajo që duam të themi sot është se skuadra ka nevojë për një president. Se do të jetë Valter Fushaj sërish apo ndonjë tjetër, kjo pak rëndësi ka. Ajo që duhet është ringjitja e këtij ekipi sërish në nivele të larta.
© shkodrasport.com