Superliga me 10 skuadra eshte kontestuar shpeshhere nga njerezit e futbollit ngaqe numri i reduktuar i tyre ka lene jashte disa skuadra me tradite ne futbollin shqiptar dhe per me teper kane mbetur krahina te tjera pa pjesmarrje ne eliten e tij.
Pikerisht per kete çeshtje, ka folur edhe trajneri aktual i Flamurtarit Eqerem Memushi i cili ngre shqetesimin edhe per mosperfaqesimin e Jugut te Shqiperise ne kategorine Superiore.
“Është shumë shqetësuese që krahina jonë, jugu i vendit nuk përfaqësohet në Superiore. Dje, (pardje) kam ndjekur edhe ndeshjen Luftëtari-Pogradeci.
Isha i bindur se Luftëtari do t’i bashkohej Kategorisë së Parë. Më vjen shumë keq për investimet që kanë bërë. Ju uroj që të kthehen sa më shpejt”, përfundon Eqerem Memushi ne prononcimin e dhene per mediat.