Pesë gola me Partizanin, por sidomos dopieta e sotme është shumë e veçantë për shkodranin Eraldo Çinari, i cili jo vetëm që kapi formën e tij më të mirë te Partizani, por u shfaq edhe si lider atëherë kur duhej. Në një prononcim pas derbit me bardheblutë, në emisionin “gol pas goli” në “Supersport”, Çinari që realizoi dopietën dhe i dha 3 pikët e titullit të kuqve ka pohuar:

“Në radhë të parë doli fjala e Sukajt, pastaj i ktheva reston edhe drejtorit, Olsi Ramës se kishte tre ditë që thoshte do bësh gol, do bësh gol, do bësh gol! Unë sa herë kam hyrë, kam hyrë për të dhënë maksimumin dhe kam treguar se do të bëja diçka.

Dopieta
“Nuk ma mori mendja se do ishin dy gola, do fitonim me golat e mi. Por ne shkodranëve na ecën në derbi me Tiranën”, – tha shkodrani i talentuar ndër të tjera.

E ardhmja
Në fund, Çinari foli edhe për të ardhmen e tij: “Që kur kam ardhur këtu kam firmosur një kontratë dhe ishte afatgjatë, nuk është se erdha një vit për të provuar veten. Drejtuesit kanë besuar të aftësitë e mia, edhe pse nuk kam pasur hapësira, me kalimin e kohës besoj se kam treguar që ka qenë pjesë e mirë e ekipit.

Unë vazhdoj të punoj, zgjedhjet janë të trajnerit, do të vazhdoj të bëj maksimumin në stërvitje e ndeshje, pastaj i mbetet trajnerit”, – tha në fund të prononcimit shkodrani Erald Çinari./vipsport/