Sulmuesi shkodran Erald Çinari nuk ka nder mend te ndalet. Pasditen e sotme ai ka shenuar serish per Shkendine e Tetoves duke kontribuar ne nje tjeter fitore per kete skuader, teksa per 26 vjeçarin ishte goli i katert per kete skuader.
Ka qene minuta e 79-te kur me nje gjuajtje me te majten, e ka derguar topin ne rrjete duke shenuar golin e dyte dhe duke mbyllur ndeshjen me fitoren 2-0 te Shkendise ne transferte ndaj ekipit Skopje.
Goli i sotem ka qene i katerti per Erald Çinarin ne 6 ndeshje qe ai ka luajtur me skuadren e mirenjohur te Maqedonise se Veriut, teksa ka 2 asiste duke treguar ne kete menyre se ka qene nje blerje shume e goditur per Shkendine.
Ndonese ai vinte pas nje periudhe te veshtire te kaluar ne Turqi ku nuk gjeti dot hapesirat e aktivizimit, Çinari e ka kapur menjehere ritmin tek Shkendija ku eshte shnderruar ne protagonist te rendesishem me lojen dhe golat e tij.
Shkodrani po e ndihmon ashtu si duhet kete skuader per te permiresuar pozitat e saj ne renditje teksa tashme pas javes se 22-te ndodhet ne vendin e trete me 41 pike, nderkohe qe para saj jane Shkupi me 42 pike dhe Struga me 46 pike.
Gjergj KOLA