Kampionati shqiptar është ndalur prej më shumë se një muaj. Klubet janë në pritjet të vendimit të Qeverisë për të nisur stërvitjet dhe ndeshjet.
Në një intervistë për “RTSH Sport”, Eraldo Çinari u shpreh se kjo shtyrje e kampionatit ishte e dobishme për Partizanin pasi nuk po kalonte një moment të mirë.
“Kjo është një e paparashikueshme për të gjithë. Po bëjmë stërvitje online me skuadrën dhe pak vetë. Mbajmë kontakte me klubin, trajnerin dhe stafin teknik.
Kjo ndalesë nuk na shërben për mirë si lojtar, por shpresoj që kjo ndalesë t’I shërbejë për mirë Partizanit e të rikthehemi aty I takon skuadrës.
Ofertat? “Është e vërtëtë që diçka ka, por nuk e di se çfarë të them për momentin. Shpresoj që të ndodhë, por të jenë kënaqur si klubi ashtu edhe unë e të kryhet sa më shpejt”, u shpreh Çinari./newsport/