Pavaresisht zerave per nje rikthim te mundshem ne Shqiperi, sulmuesi shkodran Erald Çinari duket i vendosur per ta vijuar karrieren e tij jashte vendit. Nje gje te tille e ka bere te ditur prej disa ditesh gazeta “Shkodra Sport”.
Erald Çinari mbylli pas dy sezonesh aventurën tek Shkëndija. Sulmuesi i djathtë u paraqit mjaft mirë me ekipin tetovar, pasi emri i tij është përmendur shumë dhe në mediat maqedonase. Menjëherë pas largimit, ekipet kanë vërshuar me oferta drejt tij.
Sipas faqes 27-vjeçari ka refuzuar ofertën e ekipit të Pafos, që militon në superligën Qipriote. Këta të fundit, i kanë propozuar 100 mijë € në sezon lojtarit, ofertë kjo që është refuzuar menjëherë pasi, kampionati Qipros nuk është në planet e lojtarit.
Interesimet dhe ofertat nuk janë mbyllur këtu. Të njëjtat burime bejne te ditur se Aberdeen dhe Rivasspor kanë kontaktuar lojtarin. Ditët në vijim pritet të ketë një vendim nga lojtari.