Partizani ka arritur të fitojë një ndeshje mjaft të rëndësishme në shtëpi, duke mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e Skënderbeut. Të besuarit e Lerdës, kanë kaluar në avantazh që në minutat e para teksa Telushi ka dyfishuar pak minuta më vonë me një eurogol. Po në pjesën e parë, Gripshi ka rikthyer në lojë korçarët.
Ndërkohë, në të dytën ka qenë radha e Çinarit për të shënuar një gol të tretë për skuadrën e tij duke vulosur takimin. Ai mori nje top te gjate nga mesfusha, iu “vodh” bukur mbrojtesit korçar dhe perballe portierit nuk ka gabuar duke derguar topin ne rrjete.
Ky eshte goli i dyte rradhazi qe ai shenon pas atij te realizuar javen e kaluar ne Shkoder ndaj Vllaznise dhe kesisoj po shnderrohet ne nje lojtar te rendesishem per ekipin e tij.
Me këtë fitore në javën e fundit të fazës së parë, Partizani e sheh veten në krye të klasifikimit, teksa shumë skuadra e ndjekin me pak pikë diferencë.
Partizani-Skënderbeu 3-1
3′ Belica, 19′ Telushi, 61′ Çinari / 45′ Gripshi