Fiorentina U19 u mund mbrëmë në finalen e titullit kampion nga bashkëmoshatarët e Interit vetëm pas kohës shtesë me rezultatin 2-0, duke pësuar kështu humbjen e dytë radhazi ndaj Interit, pasi më parë kishte humbur edhe finalen e “Viareggio Cup”.

Titullar këtë ndeshje e nisi talenti kuqezi, Erald Lakti, i cili qëndroi në fushë deri pak minuta para fundit.

Behet fjale per nje futbollist te lindur ne Itali por me origjine nga Shkodra.

Familja e tij ka emigruar para vitit 2000 drejt shtetit fqinj dhe eshte vendosur ne Prato. Eraldi ka nisur te luaje heret futboll, qe ne moshen 7 vjeçare.

Dy vjet me vone, rregjistrohet ne Akademine e klubit te njohur italian, Fiorentina. Me te luan prej gati 9 vitesh nderkohe qe ne janar te ketij viti, ka firmosur nje kontrate profesioniste me te.

“Jam shume i lumtur. Gjerat po shkojne mire ne karrieren time. Drejtuesit e klubit me thirren ne janar te ketij per te firmosur kontraten dhe une hodha firme mbi te.

Per 5 vitet e ardhshme do te jem pjese e Fiorentines. Ky eshte nje sukses megjithate me duhet te vazhdoj te punoj fort sepse kam ende per te arritur ne karrieren time”- shprehet ai ne nje prononcim eksluziv per “Shkodra Sport”.

Enderrat e ketij te riu dalengadale po realizohen te gjitha. E thote edhe vete kur shton: “Gjerat po shkojne mire per mua. Jam pjese e kombetares U-19 te Shqiperise dhe padyshim qe eshte kenaqesi e madhe te vesh fanellen kuqezi.

Po ashtu, pres diten kur do te debutoj me ekipin e pare te Fiorentines dhe ky moment besoj se nuk do te jete i larget”.

Ne Shkoder vjen sa here qe i jepet mundesia sepse ketu ka njerezit e tij. Madje, me futboll eshte marre edhe djali i xhaxhait te tij- Anisi qe ka arritur te luaje deri me ekipin U-19 te Akademise Vllaznia.

Eraldi nderkohe po ben mire ne Itali me Akademine e Fiorentines. Ndonese i datelindjes 2000, ai ka vazhdimisht titullar me ekipin ku shumica e futbollisteve jane nje vit me te medhenj ne moshe.

Megjithate, Lakti ka luajtur plot 40 ndeshje si titullar dhe ka shenuar edhe 3 gola ndonese luan si mesfushor qendre.

E ardhmja e tij duket e sigurte. Ne kete menyre, ne kemi pse te krenohemi me kete shkodran. Po luan me skuadren nenkampione te Italise te kesaj moshe dhe ky padyshim qe eshte nje tregues suksesi.

“Shkodra Sport” do te vazhdoje ta ndjeke ecurine e tij dhe me shume te ngjare, kemi te bejme me nje element qe brenda 3-4 vitesh do te jete nje pjese e rendesishme edhe e kombetares se madhe te Shqiperise.
Gjergj KOLA