Tirana rikthehet te fitorja duke mposhtur Dinamon në një derbi të çmendur që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të bardhebluve. Përfundim i njëjtë si ai i 2 derbeve të tjera mes tyre duke konfirmuar se kjo përballje garanton gjithmonë spektakël.
Tirana i jep një goditje bluve në garën për Final Four, ndërsa vetë avancon me vetëm 1 pikë larg Skënderbeut. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Erbim Fagu foli për fitoren e tij të parë në kampionat.
“Dua të komplimentoj lojtarët për sot. Pjesa e parë e dominuar, 2-0, por futbolli është i tillë. Rezultati 2-0 është i rrezikshëm pasi futesh në tension nëse pëson. Dy gabime dhe na barazuan, por reaguam shpejt duke bërë golin e tretë. Ishte një fitore e merituar.
Nuk u tërhoqëm pas barazimit, ashtu vjen loja vetë, nuk u dhashë unë udhëzim.Ishim duke bërë zëvëndësimin duke futur Najdovskin. Ai ka kohë që nuk luan dhe pamë minutazhin. U goditëm shpejt me 2 gola, ishte një moment dileme, por doja të ndërhyja pak më shpejt se të pësonim golat.
Patrick sërish në stol? Ishte zgjedhje taktike, ndryshuam rreshtimin. U fut Njadovski dhe ishim me 3 mbrojtës.
Mici qendërmbrojtës? E kisha studuiar Dinamon dhe duke parë Kaçorrin që luan me shpinë nga porta, Mici ishte zgjidhja më e mirë e mundshme, ka eksperiencë. Rezultoi me sukses.
Golat e pësuar janë psikologjike, bëjmë gabime individuale pasi nuk është se çedojmë taktikisht. Duhet t’i zgjidhim situatat pak më thjeshtë.
Pauza e kampionatit? Na shërben pasi lojtarët kanë qenë të ngarkuar. Na bën shumë mirë, vjen në momentin e duhur.
Tirana në Final Four? Objektivi jonë është ndeshja e rradhës me Teutën dhe Skënderbeu që duhet ta kalojmë në renditje”, tha Fagu.