Erdenis Gurishta eshte rikthyer te luaje si titullar me ekipin e CSKA 1948 Sofia dhe ka kontribuar ne fitoren e tij pasditen e sotme me rezultatin 1-0 ne shtepi ndaj Botev. Nderkohe ne shtese, ai eshte ndeshkuar edhe me karton te verdhe.
Ish- kapiteni i Vllaznise kaloi nje periudhe demtimi dhe si rrjedhoje qendroi per disa kohesh larg fushes se blerte megjithate periudha e veshtire tashme ka kaluar dhe ai eshte titullar i padiskutueshem ne formacion.
E sotmja ka qene e 5-ta per Gurishten ne kampionatin bullgar nga 11-te qe ka luajtur deri tani CSKA 1948 Sofia dhe duhet thene se ka marre vleresime shume pozitive, me nje note mesatare prej 7.2 per çdo ndeshje te luajtur.
Per mbrojtesin 28 vjeçar shkodran kjo eshte pervoja e tij e pare jashte Shqiperise dhe sigurisht qe po synon te beje me te miren per te vijuar edhe me gjate karrieren, pse jo edhe ne ndonje kampionat me te forte.
Gjergj KOLA