Lojtari I Vllaznisë, Erdenis Gurishta është shprehur se shkodranët do të nisin një cikël të ri, ndërsa ky vit duhet të jetë I fundit që skuadra është në luftë për mbijetesë.

Kuqeblutë e drejtuar nga Hysen Dedja mposhtën dje 3-1 Besëlidhjen, duke siguruar biletën e Superligës edhe për edicionin e ri që starton në mes të shtatorit.

Gurishta duket se iu zotohet tifozëve, ndërsa në rrjetet sociale shkruan: “Shpresojme te ishte sezoni i fundit qe tifozat e shohin ekipin tu diskutu mbijetesen dhe te jete fillimi i nje cikli te ri”.

Shkodrani ka qenë një ndër më të mirët për të tijtë, duke marrë nga 1 trofe personal në aspektin pozitiv dhe negative, teksa me 2850 minuta në këmbë është lojtari më I aktivizuar, ndërsa është ndëshkuar 12 herë me karton të verdhë./newsport/