Mbremja e sotme do te mbetet gjate ne kujtese per futbollistin e Vllaznise Erdenis Gurishta. Ai pas votimeve te bera per me teper se nje muaj, eshte vleresuar si “sportisti me i mire per vitin 2019”. Per kete arsye, ne teatrin “Migjeni”, agjensia e spektakleve Buna 1 ka zhvilluar edhe ceremonine e dhenies se ketyre çmimeve.
I pari ne skenen e teatrit eshte ngjitur nje nga trajneret e pare te tij, Ardit Mani i cili ka qene njeriu qe i ka dorezuar çmimin ne fjale futbollistit te Vllaznise.
Gurishta nga ana e tij ka falenderuar te gjithe ata qe kane votuar per te por nderkohe ka patur edhe nje dedikim te veçante per kete sukses.
“Do te doja sonte qe te ishte prezent edhe nje person tjeter, qe te shikonte djalin e saj te merrte kete çmim. E kam fjalen per nenen time qe eshte ndare nga jeta 5 muaj me pare dhe prandaj ky çmim shkon pikerisht per te”- ka thene ai.
Ne fakt Gurishta po le pas sezonin e tij me te mire te karrieres teksa jo vetem eshte shnderruar ne titullar te Vllaznise por eshte shnderruar ne nje element te rendesishem te saj.
Mbrojtesi kuqeblu ka lene pas me vota futbollisten e Vllaznise Megi Doçi, atletin Franko Burraj dhe shahistin Franc Ashiku.