Firmosja sonte e Bekim Balajt me Vllaznine sigurisht qe ka qene lajmi me i mire i marre nga tifozet kuqeblu. Sulmuesi i kombetares shqiptare konsiderohet padyshim nje blerje shume e rendesishme per skuadren shkodrane, per me teper qe ai njeh ambjentin dhe çdo gje tjeter tek skuadra ku e nisi karrieren.
Por nga ana tjeter, ardhja e Balajt do te thote se njeri nga sulmuesit e tjere qe jane pjese e skuadres, “ka dale i tepert”. Dhe ai me shume mundesi do te jete kroati Ante Aralica.
Edhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit, ai perfundoi ne tribune sepse flitet per nje demtim te tij, por ne fakt duket se nuk eshte kjo. Trajneri Josa nuk e ka me ne planet e tij dhe per kete arsye, Aralica mund te jete i sakrifikuari.
Kaina per momentin pelqehet me shume nga stafi teknik dhe ne keto rrethana, me shume mundesi do te jete kroati Aralica ai qe do te duhet te largohet nga Shkodra. Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete menyra qe do te zgjidhet kontrata me kete futbollist.
Perderisa ai nuk eshte ne planet e trajnerit dhe tashme pas ardhjes edhe te Balajt, me siguri qe vete Aralica duhet te pranoje “divorcin” me Vllaznine dhe per te kaluar ne nje skuader tjeter ku mund ta vleresojne me shume./SHKODRA-SPORT.COM/