Brajan Braun u largua nga Partizani zyrtarisht në fundin e janarit, por që në ndeshjet e fundit të Vitit 2020, ai nuk u preferua më nga stafin i kuq, madje duke mos u përfshirë as në stolin e skuadrës.

Por, duket se Braun ka gjetur ekipin e ri dhe do të luajë në ligën e dytë në Amerikë në vijimin e karrierës së tij.

Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme te skuadra amerikane e Nju Meksiko Junajtid, në ligën e dytë amerikane.

Kujtojmë që edhe pse e blenë për një shumë 50 mijë euro, sulmuesi xhamajkan u afrua me bujë tek të kuqtë, por asnjëherë nuk e justifikoi investimin e bërë për të.