Milani ishte ekipi më aktiv në merkaton e verës duke afruar në skuadër lojtarë tepër cilësorë ku një ndër to ishte mbrojtësi argjentinas, Mateo Muzakio.
Ky sezon mund të quhet i dështuar për mbrojtësin, pasi në 26 javë, ai është aktivizuar në 11 ndeshje duke qenë shumë larg pritshmërive.
Forma e dobët dhe mungesa e hapësirave ka bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë për t’a larguar mbrojtësin gjatë merkatos që vjen.
Transferimi i tij i ka kushtuar kuqezinjve rreth 18 milionë euro, ndërkohë që drejtori sportiv i Milanit, Mirabeli është shprehur se do të lejohet largimi i Muzakios edhe në formën e një huazimi me të drejtë blerje.
Muzakio erdhi te Milani nga ekipi i Vijarealit dhe në kohën e trajnerit Montela, ai ishte ndër më të preferuarit, por me emërimin e Gatuzos si trajner i kuqezinjve, mbrojtësi me origjinë arbëreshe është aktivizuar në 3 ndeshje nga 19 të mundshme. /Vipsport/