Pas dy vitesh “shtegtim” ne Korçe e Gjirokaster, drejtuesit e Vllaznise vendosen ta rikthejne serish ne skuader. Ndoshta me idene qe ai te ishte nje alternative e mire per repartin e mbrojtjes.
E kemi fjalen per mbrojtesin 20 vjeçar shkodran Enes Isufi. Stafi teknik kishte planifikuar ne mendjen e tij si titullare ne qendren e mbrojtjes dyshen Adili- Cassius. Si alternative te pare ndoshta Shehin, e pastaj edhe Isufin.
Por me kalimin e diteve gjerat kane ndryshuar. Braziliani Cassius duket se ende nuk eshte aty ku duhet dhe trajneri Brdariç ka vendosur qe per te plotesuar dyshen bashke me Adilin te zgjidhte njerin ne mes Shehit dhe Isufit.
Dhe zgjedhja e bere ne dy miqesoret e fundit, ato ndaj Pogradecit dhe Teutes, eshte per shkodranin si titullar. Dhe Isufi e ka justifikuar plotesisht. Mosha e tij e re, forca fizike dhe perkushtimi ne stervitje, jane elemente qe flasin ne favor te tij.
Ndoshta i mungon paksa pervoja por ate do ta fitoje me ndeshje. Por ne fakt nuk eshte edhe pa pervoje. Ai qe ne moshen 17 vjeçare ka luajtur me te rriturit, pikerisht me Vllaznine B ne kategorine e pare. Me pas dy vitet e kaluara me Skenderbeun dhe veçanerisht me Luftetarin, e kane ndihmuar shume te rritet nga ana profesionale.
Si rrjedhoje tashme ai nuk konsiderohet thjesht nje alternative, por nje element me shume ne dispozicion te stafit teknik. Ky eshte nje tregues qe edhe lojtaret e tjere te rinj qe jane ne skuader, nese luajne mire, vendin ne formacion aty e kane./shkodrasport.com/