Në klubin shkodran ka shumë probleme me të cilat janë duke u marrë drejtuesit dhe çështja “Çinari” e dalë së fundmi në skenë, ka trazuar jo pak gjërat tek Vllaznia.

Megjithatë, nga ana tjetër skuadra e parë kë vijuar me përgatitjet për sezonin e ri. Nëse në seancën e parë stërvitore në dispozicion të trajnerit Hasan Lika kanë qenë vetëm 17 futbollistë, në të dytën numri i tyre ka shkuar në 25.

Bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve është bashkuar edhe mbrojtësi Ergi Borshi. Ai ne sezonin e kaluar ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te ekipit “B” dhe per kete arsye, pritet te jape nje kontribut te madh tek ekipi i pare ne sezonin e ri.

Bashke me Borshin ne stervitje kane qene edhe tre lojtarë te tjere te ekipit B, Denis Balaj, Sahmet Lushaj dhe Sinisha Rajçeviq. Po ashtu, pjesë e ekipit në këtë seancë kanë qenë edhe katër lojtarët e ardhur nga ekipi U-19 dhe pikërisht Rahova, Palushani, Smajli dhe Fikaj.

Kjo ka bërë që tashmë kontigjenti të jetë më i plotë por kjo vetëm sa i takon lojtarëve. Nga ana tjetër, trajneri Lika ka qenë sërish i vetëm në krye të stërvitjes pasi ende nuk janë emëruar ndihmësit e tij.

Gjithsesi në ditët në vijim edhe ky problem do të zgjidhet. Ashtu siç do të vijojë të shtohet edhe numri i lojtarëve në stërvitje. Stafi teknik do të ketë për detyrë të bëjë një seleksionim të të gjithë elementit që do të ketë në dispozicion në mënyrë që të përzgjedhë në fund 25-shen që do të përballojë sezonin e ri në kategorinë e parë.

Drejtuesit e klubit janë duke parë mundësinë që të gjejnë edhe ndonjë element tjetër cilësor jashtë Shkodre por deri tani kjo gjë nuk është bërë e mundur.

Megjithatë deri në fund të mbylljes së merkatos, gjithçka mund të ndodhë. Vllaznia ka nevojë edhe për disa përforcime sidomos në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit, aty ku nuk ka shumë elementë cilësorë.
© shkodrasport.com