Duhej te ishte ne kulmin e karrieres por futbollisti shkodran Ergi Borshi sonte ka dhene nje lajm te hidhur per te. Ndonese eshte vetem 24 vjeç, ai ka vendosur t’i jape lamtumiren futbollit te luajtur.

Me nje postim ne rrjetet sociale, ai ka deklaruar se largohet pa deshiren e tij. Kjo le te kuptohet se mund te jete ndonje demtim qe po e detyron ate te mos luaje me futboll ndonese eshte ne moshe te re. Kujtojme se Borshi eshte pjese e Veleçikut kete sezon, por ai nuk ka luajtur asnje ndeshje kete sezon per shkak te demtimit.

Ish- lojtari i Vllaznise deklaron terheqjen nga futbolli me nje postim ku ka evidentuar nje foto te 6 viteve me pare kur ai vetem 18 vjeç, debuton me ekipin e pare kuqeblu. Ja çfare shkruan Borshi ne postimin e tij:

20 Prill 2013.
Kjo ishte ndeshja ime e pare ku nisi nje rrugetim i veshtire,i lodhshem por jashtezakonisht i bukur duke ndjekur endrren qe kisha qe ne rrugicat dhe lagjet e Shkodres. Kunder fatit nuk mund te luftojme pavarsisht deshires tone,dhe sot nje pjese e imja u shua bashke me endrren.

Zyrtarisht sot dhe pse pa deshiren time largohem nga futbolli dhe dua te falenderoj te gjithe trajnerat e mi ato qe besuan dhe qe nuk besuan tek une,gjithe shoket qe fitova nga ky sport,gjithe tifozat dhe qytetet ku jam ndjere si ne shtepine time.Ju falenderoj ju miqt e mi per mbeshtetjen qe me keni dhene cdo moment te mire dhe te keq.

Falenderoj familjen time qe me mbeshteti gjithe keto vite ne cdo rast ne cdo nevoj i jam shume borxhli dhe mirnjohes. Zoti ju bekofte miq edhe njehere FALEMINDERIT nga zemra.Sinqerisht Ergi Borshi.