Ndërprerja e marëdhënieve dhe e kontratës me ekipin e Kastriotit të Krujës, e bënë një futbollist të lirë mbrojtësin shkodran Ergi Borshi. Por duket se vetëm për pak kohë se brenda disa ditësh ai mund të zyrtarizohet në një tjetër ekip. Madje të Superligës shqiptare. Një lëvizje kjo e shpejtë e tij që pritet të konkretizohet me hedhjen e firmës në kontratës.
Bëhet fjalë për ekipin e Lushnjës. Lojtari i është bashkuar në stërvitje ekipi që drejtohet nga Hysen Dedja dhe me shumë mundësi në ditët e para të janarit do të hedhë firmë. Skuadra e fundit në renditje ka shfaqur dobësi në repartin e mbrojtjes dhe për rrjedhojë, Borshi mund të jetë një afrim cilësor për lagunarët. Kujtojmë se ai ka luajtur në Superligë edhe me Vllazninë, Tërbunin dhe Teutën.
© shkodrasport.com