Nëse ka një futbollist që duhet marrë shembull për përkushtimin e tij dhe mënyrën si e vlerëson fanellën e Vllaznisë, ai është Ergi Borshi.

Vërtetë është pjesë e ekipit të parë, por sa herë që i kërkohet të luajë me ekipin “B”, ai është i gatshëm. Dhe aktivizimi me këtë ekip nuk është sa për të kaluar rradhën.

Jep gjithnjë maksimumin nga vetja dhe duhet të jetë vërtetë shembull edhe për të tjerët. Në ndeshjen e para dy ditëve ndaj Partizanit B, Borshi ka mbajtur shiritin e kapitenit të “Vllaznia B”.

Ka luajtur mirë në mbrojtje, në pjesën e parë përkrah Kolës dhe në të dytën me Hoxhën, është munduar të bëjë rolin e linderit, madje edhe të golashënuesit.

Me një gjuajtje potente nga jashtë zone, ai ka shënuar golin e barazimit për kuqeblutë. Për gjithë këtë përkushtim, ka marrë vlerësimin e stafit teknik.

Ndryshe nga disa futbollistë të tjerë të ekipit të parë që kur u thuhet të shkojnë tek “B”-ja për të luajtur, krejt rastësisht “dëmtohen”.
© shkodrasport.com