Eshte dashur te vinte java e nente e kampionatit qe “Olimpic Shkodra” te merrte fitoren e pare ne kampionat. Dhe per koincidence, u desh ardhja ne pankine si trajner i kesaj skuadre i Ergys Mehjes qe ajo te arrinte suksesin e pare.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani” ku ekipi shkodran ka arritur te triumfoje ndaj ekipit Himara me rezultatin 2-1.

Pjesa e pare ndonese eshte shoqeruar me jo pak raste, eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0. Krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte. Ka qene fillimisht Umar ai qe do te zhbllokonte shifrat ne minuten e 56-te duke shenuar golin e pare per shkodranet dhe me pas do te ishte Aneke kater minuta me vone qe do te dyfishonte shifrat.

Ne fund do te kishte vend per nje gol te miqve shenuar nga De Vito ne minuten e 84-te, por qe nuk do te ndryshonte asgje sepse “Olimpic Shkodra” me ne fund do te gjeje fitoren e pare ne kampionat duke siguruar njekohesisht edhe tre piket e para.

Duhet thene se ka qene nje start me fitore per trajnerin Ergys Mehja i cili ka vetem pak dite qe eshte ulur ne pankinen e kesaj skuadre. Ai ka zene vendin e Sharaf Al Din. Ky i fundit e drejtoi vetem nje ndeshje ekipin e Olimpic, ate ne humbjen 0-5 ndaj Klosit dhe pas saj dha doreheqjen. Ne kete menyre Mehja behet trajneri i trete qe e drejton ekipin sepse siç dihet ne fillim te sezonit ne krye te tij ishte Raine ne pankine./www.shkodrasport.com/