Në Ballsh mbushi 19 vjeç dhe ai ndaj Luftëtarit arriti që të shënojë një gol të rëndësishëm për skuadrën e tij duke “vulosur” edhe fitoren dhe mbyllur ndeshjen.
Shkodrani, që është një nga elementët me perspektivë të skuadrës së Bylisit, është i lumtur për golin dhe e thotë se këtë sezon ka pritur më shumë nga vetja: Kujtojmë se për Qardakun ky ishte goli i dytë pas atij me Flamurtarin në fazën e parë në Ballsh.
“Jam i lumtur që fituam me Luftëtarin, por sigurisht edhe për golin, sepse kënaqësia apo dhe puna e një sulmuesi kudo matet me gola. Të shënoja edhe ndonjë gol me Tiranën nuk do të ishte keq. Por, edhe me dy gola kam dhënë më të mirën, ndonëse mendoj se mund të bëja edhe më shumë.
Gjithsesi, do të punoj shumë dhe do të jap më të mirën për skuadrën. Në Ballsh fitova edhe me Shpresat U-21 dhe dua që të rritem edhe më shumë profesionalisht këtu. Besoj se me punë do t’ia dal. Mbijetesa?! Realisht, ky Bylis me atë që ka dhënë këtë sezon në Superiore, ka merituar më shumë.
Kemi fituar në shumë transferta, por futbolli kështu e ka”, tha sulmuesi i talentuar Eridon Qardaku pas sfidës me Luftëtarin.