Prej dy sezonesh ka krijuar profilin e tij si një futbollist i së ardhmes. Duke qenë pjesë e ekipit U19 të Akademisë Vllaznia, Eridon Qardaku ka spikatur me lojën dhe golat që ka shënuar.
Duke qenë një mesfushor me tipare sulmuese, ai nuk ngurron të shenjestrojë portat kundërshtare sa herë që i jepet mundësia. Një nga aftësitë e tij është shpejtësia dhe zgjuarsia dhe 18 vjeçari mund t’i vërë shpesh në funksion.
Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj AAS. Në këtë takim, Qardaku nuk e nisi nga fillimi megjithatë u hodh në fushë në pjesën e dytë nga trajneri Zmijani dhe ai ia shpërbleu.
Shënoi dy gola në minutat e fundit duke kompletuar fitoren e kuqebluve. Më poshtë keni mundësi të ndiqni videot e këtyre dy golave.
Bashkë me to, Qardaku është ngjitur në kuotën e 6 golave duke qenë shënuesi i dytë më i mirë në ekip pas Ndrecës që ka një më shumë.
© shkodrasport.com