Erik Ten Hag do të ketë dy ndeshje për të shpëtuar punën e tij në Manchester United, me holandezin që është në presion pas një fillimi të dobët të sezonit 2024/25.
Fushata e Man United shkoi keq e më keq të dielën falë humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Tottenhamit në Ligën Premier. Shumë tifozë më pas kërkuan që Ten Hag të shkarkohej, me ekipin që zbret në vendin e 12-të në tabelë.
SunSport shkruan se ai do të mbetet në krye dhe ndeshjet vendimtare për të janë të kësaj jave kundër Portos dhe Aston Villas. Man Utd do të përballet me gjigantët e portugez, Porton në Ligën e Evropës të enjten.
Ata morën vetëm një pikë kundër skuadrës holandeze FC Twente javën e kaluar në një paraqitje zhgënjyese në “Old Trafford”. Man United më pas do të përballet me Aston Villan jashtë fushe të dielën – një ndeshje që duhet fituar. Megjithatë, Ten Hag do të jetë pa kapitenin Bruno Fernandes dhe potencialisht mesfushorin Kobbie Mainoo. /Telegrafi/