Kristian Eriksen ka kaluar me sukses operacioni me të cilin i është vënë në zemër një defibrilator për të evituar një tjetër atak kardiak për lojtarin.
Mesfushori i përfaqësueses daneze është në gjendje të mirë dhe pas largimit nga spitali ku ishte shtruar që nga dita kur ndodhi incidenti në fushën e lojës, ka shkuar menjëherë të takojë ekipin.
Këtë e konfirmoi Federata Daneze e Futbollit e cila bëri të ditur se gjithçka kishte shkuar mirë ndërsa përcolli edhe një mesazh të futbollistit për të gjithë tifozët.
“Faleminderit për numrin e madh të përshëndetjeve. Ka qenë e pabesueshme t’i shoh dhe dëgjoj. Operacioni shkoi mirë dhe jam mirë, duke pasur parasysh rrethanat.
Ishte fantastike të shihja djemtë përsëri pas ndeshjes fantastike që zhvilluan mbrëmë. Nuk është nevoja ta them se do të bëj tifo për ta kundër Rusisë të hënën”, ishin fjalët e mesfushorit të Danimarkës, që u publikuan nga Federata Daneze. /vipsport/