Me largimin mes shumë polemikash dhe akuzash, Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United para fillimit të Kupës së Botës, “Katar 2022”. Megjithatë, Manchester United arriti dje fitoren e parë “post-Ronaldo”, me rezultatin e pastër 3 me 0, kundër Nottingham Forest.

Disa komente mbi largimin e Ronaldos dhe se si ka ndikuar tek ekipi i ka bërë dhe mesfushori danez i “djajve të kuq”, Christian Eriksen, ku tha se emri i Ronaldos ze një vend të veçantë në historinë e çdo klubi, që “luzitani” ka luajtur.

“Na vjen keq që Ronaldo nuk është me ne. Trashëgimia e tij, emri i tij ka një vend të veçantë në historinë e çdo ekipi. Jam i lumtur që pata kënaqësinë të luaja me të.

Por futbolli vazhdon. Ekziston një ndjenjë që pas një ndeshjeje njerëzit harrojnë atë që ka ndodhur më parë. Tani ne punojmë sikur ai vërtet nuk është me ne.

Jemi në një pozicion të mirë. Fillimi i sezonit ishte shumë i vështirë në sfondin e fazës aktuale. Nuk luajmë si dikur”,- tha mesfushori danez.