Erind Selimaj, portieri i njohur shkodran dhe ish-i Vllaznisë ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Star Sport. Gardiani që aktualisht është pjesë e Murlanit foli për ekipin kuqeblu, ku u ndal tek presioni i madh që ushtrohet ndaj futbollistëve dhe se në këto momente skuadra ka nevojë për qetësi dhe mbështetje.
Selimaj u shpreh: “Po e shohim të gjithë që tek Vllaznia për momentin rezultatet nuk po ecin. Ekipi ka nevojë për mbështetje tani dhe jo kritika sa herë del në fushë.
Ambienti sportiv dhe opinioni në Shkodër është shumë i egër. Këtë e di mirë duke e krahasuar edhe me qytetet e tjera në Shqipëri.

Gjithsesi disa futbollistë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe ta nxjerrin skuadrën nga situata. Do ishte dështim nëse Vllaznia minimalisht nuk futet në kupat e Europës duke parë investimet dhe futbollistët që janë afruar në merkato.
Ndeshja e rradhës kundër Skënderbeut nuk duhet diskutuar, dhe një fitore mund ta fusë në rrugën e duhur skuadrën”.
Endri ÇINARI