Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak se presidentët e Superligës dhe Liga Profesioniste kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga Qeveria shqiptare.
Ditën e sotme presidenti Duka bëri publike një letër të hapur për Kryeministrin Rama pasi vetëm ky I fundit mund t’I japi fund këtij bojkoti duke plotësuar premtimet e dhënë kohë më parë.
Pas publikimit të letrës nga Duka ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i vendit, Erion Braçe që ka ironizuar presientin Duka. Braçe shkuan në postimin e tij që futbolldashësit paguajnë 5 mijë lekë më shumë për të parë ndeshjet e Superligës e madje ato nuk luhen pasi sezoni është bojkotuar. Vitin e kaluar tarifa për të parë Superligën ishte 18 mijë lekë ndërsa tani është 23 mijë lekë.
“Gara e futbollit, gjyqtarët, shitjen e të drejtës televizive si dhe blerjen e të drejtës televizive fitohen të gjitha nga mbreti. Ju duhet të pagoni tarifën e rritur, ndërsa Qeveria të heq taksat dhe të falë borxhet” shkruan ndër të tjerë Erion Braçe në postimin e tij.
Më poshtë statusi i plotë: