Kampionati shqiptar është ndalur për shkak të bojkotit të klubeve dhe Ligës profesioniste. Këtë javë klubet vendosën që të zbrisnin në fushë për të lexuar një deklaratë në drejtim të Qeverisë që të mbajë premtimet e bëra një viti më parë.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Zv. Kryeminstrin, Erion Braçe foli me tone të ashpëra për këtë veprim dhe deklaratat e bëra nga kapitenët.

“Çfarë t’u them unë për bojkotin, ata janë në heshtje shtypi dhe kanë vendosur presidentët të kërkojnë këto gjëra. Çfarë t’u them unë për këta?. Çfarë mund të them për presidentin e Federatës apo të Ligës se këta kanë bërë edhe ligë. Me kë të flasësh me murin? Është krijuar një mur heshtje nga këta persona që kërkojnë favore fiskale për vetën e tyre.

Më vjen keq që gjatë ditës së djeshme dëgjova një deklaratë edhe nga kapiteni I Partizanit që kërkon gjëra që nuk janë premtuar. Dua ta pyes atë kapitenin e Partizanit dhe kapitenët e tjerë që kush ua ka premtuar që nuk do të paguajën tatime mbi vlerën e shtuar për 10 vite?

6% për investimet në sport është bërë, për ça duhet të bëhët 6% taksa për reklamat e të krahasohet me orizin.  Kjo çështje nuk ka lidhje fare me politikën, por e ka lidhur presidenti i Federatës, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe kanë në krye për negociata një Kryetar të një partie./newsport/