Pas tre ditë duelesh, ka përfunduar mbrëmjen e sotme turneu i shahut i organizuar me rastin e 85 vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Shahut. Një aktivitet shumë i bukur i organizuar nga “Shkodra Sport Event” në bashkëpunim me Unionin e Shahistëve të Veriut, Bashkinë Shkodër dhe me ndihmesën e disa faktorëve të tjerë.

Pas dueleve të zhvilluara, në finalen e sotme përballë njëri- tjetrit kanë dalë Erion Harusha dhe Erion Vogli. Sfida ka qenë interesante por në fund fitues është shpallur Erion Harusha që ka marrë edhe diplomën e vendit të parë të këtij turneu.

Për t’u përmendur është fakti se në këtë turne kanë marrë pjesë 17 shahistë të moshave të ndryshme dhe kjo padyshim që i ka dhënë bukurinë e duhur atij.

Organizatorët janë të kënaqur me zhvillimin e këtij turneu ndonëse pritshmëria ka qenë për më shumë pjesmarrës por në të ardhmen pritet të ketë të tjera turne që do të zhvillohen në Shkodër. Po ashtu është zhvilluar edhe një turne me sistem blic ku fitues ka dalë Bernard Leka.
© shkodrasport.com