Një nga Akademitë më të spikatura në Shkodër në dy sezonet e fundit padyshim që është “Atletik Klub”, në rradhët e saj janë bashkuar për të punuar disa trajnerë të rinj por shumë ambiciozë. Dhe përveç Elis Legatës, Elton Bungajës dhe Saimir Kaloshit, spikat edhe Erion Mandi.
Një emër të cilin jemi mësuar ta shohim si protagonist në futbollin e vogël, atë të futsallës me ekipin e Vllaznisë për vite me rradhë. Por gradualisht është spostuar tek trajnimi. Ka nisur punë fillimisht tek “The Door”, për t’u stabilizuar tashmë tek “Atletik” ku menjëherë ka rënë në sy për punën cilësorë.
Sezonin e kaluar u shpall nënkampion i Ligës Amatore për Zonën e Veriut me ekipin e tij U11 që drejton. Edhe këtë sezon e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer dhe vetëm pak ditë më parë fitoi Kupën “Autochthonous” që u zhvillua me pjesmarrjen e 9 ekipeve të kësaj grupmoshe, ka zënë vendin e parë duke u shpallur fitues i kupës sërish për grupmoshën U11.
Një start i shkëlqyer i karrierës si trajner për 32 vjeçarin dhe vetë Erioni duket shumë ambicioz në punën e tij më fëmijët. Kërkon t’u mësojë shumë gjëra dhe mbi të gjitha, kërkon t’ua mësojë mirë. Me shumë siguri, kemi të bëjmë me një trajner që shumë shpejt do të shkruajë emrin e tij.
© shkodrasport.com