ryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paralajmëruar ndërtimin e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ si dhe restaurimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Në Report TV, Veliaj u shpreh se në planin e Bashkisë qëndron edhe sporti e kështu kryeqyteti do të njohë një tjetër stadium modern pas “Air Albanias”, si dhe një Pallat Sporti me kushtet më të mira.
Bashkia Tiranë zotëron 34% të aksioneve të klubit KF Tirana që ka në shfrytëzim stadiumin ‘Selman Stërmasi’ i cili është në gjendje të mjerueshme. Impianti është jashtë çdo standarti europian dhe fusha akoma më keq.
Klubi KF Tirana e ka braktisur me kohë teksa prej 3 sezonesh preferon ‘Air Albanian’ sa herë ky impiant është i lirë, dhe disa herë të tjera është spostuar edhe në Elbasan.