Erion Xhafa, drejtoi provizorisht skuadrën e Dinamos, në triumfin 2-1 që blutë arritën në “Elbasan Arena”, ndaj verdhebluve të trajnerit Bordin. Xhafa analizoi suksesin e arritur, duke u shprehur:

“Ky 3 pikësh është pak ta thuash, nuk kemi qenë të qetë gjatë javës punuam për anën psikologjike. Mund t’i falenderoj lojtarët, kanë qenë të gatshëm për gjithçka. Bravo, nuk mund të them më shumë për 3 pikëshin s’po flas fare.

Gjatë gjithë kësaj jave, jam munduar të ndërhyj te ana psikologjike, ishte e rënduar. Kemi qenë një ekip i brishtë, e kemi vuajtur pjesën e topave prapa shpinës, krijova një skuadër të shkurtër. Kur rikuperonim topin, kërkova ndryshimin e krahëve, pa humbur durimin.

Kemi qenë një skuadër që kërkonim të luanim shumë shpejt vertikal dhe e dorëzonim topin shumë shpejt dhe kalonim nën presionin. Kërkova, durim administrim, për të tentuar më pas për të ndryshuar krahun e lojës. Na funksionoi edhe pjesa e Ditës, që u rreshtua si i tretë në qendër të mbrojtës. Iu krijuam probleme nga krahët.

Merita kryesore është e lojtarëve”, deklaroi Xhafa për emisionin “Super Gol” në “RTSH Sport”.