Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024, ku në dy ndeshjet e mbetura ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe mjafton një pikë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka sjellë një frymë të re në skuadër dhe rezultatet duken. Në një intervistë ekskluzive për Sport News, ish-lojtari i Kombëtares, Erion Bogdani u shpreh optimist për të ardhmen e ekipit dhe u ndal edhe tek Armando Broja.

“Broja eshte nje luks per kombetaren tone dhe nese ky lojtar ate kualitet qe ka e ve ne sherbim te ekipit, do te jete diçka shume e mire. Megjithate duhet ta presim pak sepse me ate demtim qe ka kaluar, nuk eshte e lehte te kthehet ne formen e tij me te mire.

Por e perseris, nese me cilesite qe ka Broja, shkrihet mire edhe me ekipin do te jete nje vlere e shtuar per te. Une jam shprehur me pare se do te jete Armando Broja ai qe do te thyeje rekordin tim te golave me kombetaren shqiptare, por me kete forme qe po shfaqin sulmuesit aktuale, mund te jete edhe ndonje tjeter qe do ta kaloje rekordin tim”- eshte shprehur Bogdani.

Ai ka folur nderkohe edhe per Marash Kumbullen, nje lojtar qe e pelqen shume dhe ka qene njeriu qe e ka “zbuluar” dhe ne lidhje me rikthimin edhe te tij ne kombetare eshte shprehur:

“Nuk mendoj se me rikthimin e Brojes por edhe te Kumbulles, mund të prishen ekuilibrat. Këta lojtarë nëse do jenë në formë, do jenë një vlerë e shtuar dhe do jetë një problem që mund ta zgjidhë trajneri. Tani trajneri ka më shumë alternativa. Ajeti ka bërë një punë të vështirë, po kontribuon për kombëtaren. Nuk ishte e thjeshtë që të paraqitet në atë mënyrë, pasi ka pak kohë që nuk luan. Kjo tregon një seriozitet jo vetëm të stafit. Lojtarët po tregojnë cilësitë që kanë”.