Ish-sulmuesi i kombëtares sonë, Erion Bogdani ka rrëfyer disa nga momentet më të veçanta në karrierën e tij. Ai tregon planet e të ardhmes dhe disa episode si trajner i ekipeve kombëtare.

“A ka talente Shqipëria? Fjala talent është një fjalë shumë e madhe. Një talent nuk luan me ekipet e moshave, por ai bën diferencën edhe në ekipet e para. Vështirë se mund të thuash që kemi talente, pasi nuk kemi lojtarë 19-vjeçarë që luajnë me ekipet e para”- eshte shprehur ai.

Shënuesi më i mirë i kombëtares…

“Kam raporte të mira me Sadikun, Balajn dhe Cikalleshin. Më vjen mirë që këta të tre thyejnë rekordin. Sadiku është afër, rekordet janë bërë për tu thyer. Shpresoj që rekordi të thyhet, pasi do të kemi një sulmues që do të shënojë dhe shpresoj që ata gola të na çojnë në Europian ose Botëror”- thote Bogdani

Ekipi kombëtar

“Do të doja të kisha luajtur kundër Serbisë. E kam ndjekur nga televizori dhe ishte shumë emocionuese. Ka qenë ndeshje e bukur, për mendimin tim, nëse ndeshja do të vazhdohej të luhej, do ta fitonim ne”

“Unë kam luajtur pak me De Biazin, ndërsa më pas kam qenë pjesë e stafit. Shumë gjëra u mblodhën bashkë për atë sukes. Trepikshi që morëm në tavolinë ndaj Serbisë na ndihmoi nga ana morale. Çunat punuan fort edhe në barazimin 0-0 në Danimarkë. Europiani do të ngelet në zemrën time”

“E kam të vështirë të flas për kombëtaren tani, pasi e shoh vetëm nga televizori ose stadium. Panuçit i është dashur të ndryshojë shumë, pasi kemi një ndërrim brezash. Si lojtarët me të ardhme të madhe do të veçoja Asanin e Partizanit dhe Trashin. Janë 2 lojtarë që kanë spikatur”- ka perfunduar rrefimin e tij Erjon Bogdani.