Kapiteni i Vllaznise Erjon Llazani eshte i pari ne nje renditje te FIBA-s per “street-ball” ne Shqiperi. Ky ne nje publikim te bere kohet e fundit nga institucioni me i larte i basketbollit boteror.

Padyshim qe ky eshte nje vleresim per kete sportist i cili ka marre pjese rregullisht prej disa vitesh ne turnete e zhvilluara dhe madje eshte shpallur fitues ne disa edicione.

“3×3 ose “basketbolli i rruges” po njeh nje zhvillim te rendesishme kohet e fundit ne vendin tone. Ne qytete te ndryshme jane zhvilluar edhe lojera te ketij sporti, ku nuk ka munguar as Shkodra, e natyrisht as sportistet shkodrane.

Nderkohe ne nje renditje te FIBA-s bie ne sy qe per vitin 2019 nr 1 ne kete sport eshte Erjon Llazani. Pikerisht kapiteni i skuadres se Vllaznise ne basketboll dhe qe eshte nje pjesemarres i rregullt ne kete sport prej disa kohesh, ku eshte shpallur edhe fitues”- shkruhet ne njoftimin e bere nga shoqata e basketbollit Vllaznia.

Edhe sivjet ne qytete te ndryshme te Shqiperise kane filluar te organizohen turnete e rradhes por ende nuk eshte bere e ditur nese do te zhvillohet edhe ne Shkoder apo jo.