Ka përfunduar kampionati i parë lokal i shahut në Shkodër.
Erjon Vogli u shpall kampion i qytetit në shah, ne kampionatin e organizuar nga Bashkia Shkoder.
15 vjeçari kaloi me sukses tre raundet e festivalit të shahut, i nisi nisi me 26 maj, për t’u përmbyllur mbrëmjen e së martes në mjediset e bashkisë së qytetit.
30 shahistë ishin pjesë e garës, duke treguar aftësitë e tyre në këtë sport inteligjent.
I ardhur në bashkëpunim me drejtorinë arsimore, ky aktivitet bëri bashkë gjimnazistë, ish- shahistë dhe pasionantë të këtij sporti.
Një aktivitet i tillë i cili zhvillohet konform me Federatën Botërore të Shahut, u organizua për herë të parë në qytetin e Shkodrës. Loja e shahut është një ndër lojërat logjike më komplekse.