Renato Malota ishte i pari që krijoi problemet për stafin teknik me mungesën në ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit.

Por në fakt, një mungesë tjetër e rëndësishme është padyshim ajo e Erjon Vucajt. Atë e ka konfirmuar trajneri Gjoka në konferencën e sotme për shtyp.

Vetë lojtari ka dashur të rrezikojë dhe të jetë me skuadrën në Kukës, të paktën i gatshëm në pankinë por stafi teknik ka vendosur të mos rrezikojë me të.

Natyrisht, ato kanë menduar se më mirë do të ishte që Vucaj të rikuperohet për ndeshjet e ardhshme.

Një dëmtim i tillë vjen pikërisht në momentet më të mira të lojtarit. Në ndeshjet e fundit, ai erdhi në formën e duhur sportive duke u rikthyer në ditët e tij më të mira.

Megjithatë, të gjithë presin rikthimin sa më shpejt sërish në fushën e lojës për ta ndihmuar Vllazninë në arritjen e objektivit.
© shkodrasport.com