Ndonjë nga futbollistët që ka mbyllur sezonin e fundit me Vllazninë, ka shprehur hapur dhe publikisht dëshirën e tij për të vazhduar me këtë skuadër edhe në sezonin e ri.
Por ka edhe nga ata që janë duke bërë planet për t’u larguar.
Njëri prej tyre mesa duket është mesfushori Erjon Vucaj. Ai ka patur një kontratë me kuqeblutë por në fund të sezonit mësohet se në të ka disa opsione për rinovimin apo jo të saj.
Lojtari nga sa duket, nuk ka dëshirë të luajë me Vllazninë edhe në kategorinë e parë dhe në adresë të tij kanë filluar interesimet e klubeve të tjera që duan të marrin shërbimet e tij.
E para skuadër është Teuta. Trajneri i sapoemëruar në krye të saj Blendi Shkëmbi, ia njeh mirë vlerat këtij lojtari.
Prandaj dëshiron ta ketë në dispozicion megjithatë pritet të shohim nëse Vucaj do të bindet nga oferta durrsake apo ka ndër mend të studiojë të gjitha opsionet e merkatos për të vendosur pastaj në fund se ku do të luajë në sezonin e ri.
© shkodrasport.com