Pavarësisht aftësive të tij të padiskutueshme Erjon Vucaj bashkë me shokët e tjerë të ekipit nuk arriti ta shpëtonte Vllazninë nga rënia prej kategorisë.
Në kushte të tilla, gjatë merkatos së verës kaloi tek skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit.
Ideja ishte për të luajtur në një ekip me pretendime por edhe atje mesfushorin shkodran e ka ndjekur “tersi”.
Në katër javët e para të kampionatit, kjo skuadër ka pësuar tre humbje. Të fundit sot ndaj Llapit me rezultatin 1-2.
Një humbje kjo që ka detyruar trajnerin Bekim Isufi të japë dorëheqjen. Se si do të jetë ecuria e kësaj skuadre, kjo mbetet për t’u parë.
Ndoshta edhe Vucaj është penduar që ka bërë këtë zgjedhje megjithatë tashmë atij dhe lojtarëve të kësaj skuadre i del për detyrë ta rikthejë Dritën aty ku ka qenë më parë.
© shkodrasport.com