Nga Shkodra ne Gjermani. Nje tjeter futbollist shkodran duket se po tenton te hape dyert e klubeve te huaja me talentin e tij. Kete here behet fjale per portierin Erjon Zefi.

17 vjeçari prej me teper se nje viti ndodhet ne Gjermani, aty ku eshte bere pjese e Akademise e se FC Bochum me te cilen po luan rregullisht dhe po ben paraqitje te mira.

I datelindjes 31 janar 2003, Erjoni eshte rritur tek Akademia “Atletik” ndersa ne vitin e fundit para largimit, ka qene pjese e Akademise Vllaznia.

Por nderkohe me pas eshte zhvendosur ne Gjermani, aty ku ka tentuar ta vazhdoje futbollin dhe ia ka dale me sukses. Eshte bere pjese e klubit te njohur Bochum dhe jo vetem qe po luan si titullar me ekipet e tij te moshave por eshte shnderruar ne protagonist me paraqitjet e tij shume te mira.