Peshëngritja shqiptare do të marrë pjesë në aktivitetin e fundit ndërkombëtarë të këtij viti kalendarik 2024, në kampionatin botëror që do të zhvillohet në Bahrein.
Një tjetër shans ky për të lënë mënjanë dështimin e olimpiadës, sporti ynë I traditës do të përfaqësohet sërish me 3 peshëngritës të nivelit të lartë, dy kampionët më të mëdhenj të historisë së këtij sporti, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja dhe të riun me një të ardhme premtuese si Kristi Ramandani.
Të tre sportistët e mbledhur në palestrën kryesore të kombëtares në Tiranë, pranë Parkut Olimpik, kanë zhvilluar testet e fundit përpara nisjes këtë të premte për në Bahrein ku do të zhvillojnë garë në dy pesha të ndryshme, Briken Calja në peshën deri në 73 KG dhe Erkand Qerimaj së bashku me Kristi Ramadanin në peshën deri në 81 kg.
Pavarësisht moshës deri diku të avancuar, Briken Calja 35 vjeç dhe Erkand Qerimaj 36 vjeç të dy po përpiqen të mbajnë ende lart nivelin e tyre duke i treguar të kundërtën të gjithë skeptikëve për nivelin e tyre në këtë moshë duke deklaruar objektivin paraprak të një niveli brenda 10-tëshes.
Nga Kategoria B ku Qerimaj do të marrë pjesë ka deklaruar peshën më të lartë 352 kg në dygarësh, ndërsa Calja në peshën deri në 73 kg do të marrë pjesë në kategorinë A me deklarimin 345 kg, që tregon synimet për të qenë mes 5 vendeve të para.
Kristi Ramadani nga ana tjetër që do të startojë gjithashtu nga Bateria B së bashku me Qerimajn në kategorinë deri në 81 kg ka deklaruar 341 kg. Garat e djemve kuqezi në këtë Botëror do të jenë më 9 dhjetor ditën e hënë Briken Calja dhemë 10 dhjetor Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani.