Një “luftë” e madhe ndodhi ditën e djeshme mes peshëngritësit, Erkand Qerimaj dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Qerimaj ngriti akuza të rënda për presidentin e FSHP duke thënë se ky i fundit ka fshehur disa raste me doping madje duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Por ai nuk u ndal me aq pasi u shpreh i revoltuar se nuk ishte regjistruar në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Tailandë, që më pas të kualifikohej për lojërat Olimpike të Parisit. Por mesa duket kjo e fundit është zgjidhur, gjë të cilën e konfirmon edhe vetë Erkand Qerimaj.
“E Drejta u vendos! Zyrtarisht ne listen per Kupen e Botes Tailande ne peshen ku e kisha kerkuar qe ne janar per Kualifikim ne Lojrat Olimpike… Gati per te dhene me te miren”, shkruan Erkand Qerimaj.