I ftuar në emisionin Fair Play në News 24 nga Enkeleida Zeko, peshëngritësi Erkand Qerimaj, shprehet se dënimi që sporti i tij ka marrë nga KOKSH, është kolektiv dhe jo i drejtë.

“Ne jemi dënuar nga ana e KOKSH, dhe aspak nga institucionet europiane. KOKSH mund të dënojë sportistë të veçantë, për përdorim të dopingut, por nuk mund të dënojë një sport të tërë në mënyrë kolektive” – deklaroi Qerimaj.