Erkand Qerimaj ka mberritur sot nga Turqia ku u shpall Kampion Europe dhe ne intervistat e para per mediat shqiptare, kryefjala e asaj çfare ka thene, ka qene kjo: “Jam krenar qe jam shqiptar”. Erkandi ne kete menyre e ka treguar veten si shqiptar i vertete ashtu siç ka refuzuar shume oferta te shteteve te huaja per ta bere prone te tyre. Prandaj dhe titulli i tanishem i tij merr vlera me te medha.