Jemi mësuar shpesh të shohim sesi shteti dhe organet përkatëse që duhet të shpërblejnë sportistët për rezultatet e arritura, nuk e bëjnë si duhet punën e tyre.

Një rast pozitiv vjen nga Shkodra, teksa kryebashkiakja Voltana Ademi dhe klubi sportiv “Vllaznia” kanë nderuar mes të tjerëve edhe kampionin e peshëngritjes Erkand Qerimaj. Gjatë një ceremonie speciale të organizuar në qytetin verior, janë ndarë certifikatat e mirënjohjes për disa figura të shquara të sportit shkodran.

Mes tyre gjendej edhe Erkand Qerimaj , “Mirënjohja nga qyteti i Shkodrës dhe Sport Klub Vllaznia per rekordet , Medaljet kupat e fituara ne arenat mbarëbotërore. Krenari të jem ndër 10 sportistët më të mirë të shekullit “, shkruan 31 vjeçari i shtangës.

Erkand Qerimaj është kampion dhe fitues i disa medaljeve të rëndësishme ndërkombëtare, duke ngritur lart flamurin kuqezi dhe emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, Qerimaj vendosi disa rekorde në kampionatin Mesdhetar të peshëngritjes duke ngritur 346 kilogramë në dygarësh. Në stilin e shkëputjes shkodrani ngriti 156 kg dhe në shtytje 190 kg. Erkand Qerimaj me këto rezultate u kualifikua për në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të mbahen vitin tjetër.

Postimi i plotë: