Erkand Qerimaj me temperaturë. Vetëm i 11-ti në Botëror
Është pritur me shumë interes gara e peshëngritësit shkodran Erkand Qerimaj në pasditen e së enjtes në Kampionatin Botëror të Parisit. Ai ka konkurruar në peshën 77 kg dhe në stilin e shkëputjes ka arritur të ngrejë 152 kg duke u renditur i 11-ti në këtë stil. Pritej ndërkohë shumë në stilin e shtytjes që është i preferuari për të, por sërish ka ngritur vetëm 186 kg, 10 kg më pak nga ato çfarë kishte deklaruar dhe që i kishte ngritur në stërvitje. Me këtë rezultat ai është renditur i 10-ti në këtë stil dhe me 338 kg në dygarësh, ka zënë vendin e 110-të në Botëror. Natyrisht larg pretendimeve të tij por duhet theksuar se në këtë paraqitje jo aq të mirë të tij, ka ndikuar fakti që një natë para garës ka qenë me temperaturë të lartë. Nga ana tjetër edhe periudha para kampionatit e shoqëruar me problemin e mungesës së trajnerit të tij, ka patur ndikimin e vet të dukshëm në këtë rezultat.