Neser mbrema ne oren 19.00 ne Turqi ne garat e Kampionatit Europian do te konkurroje peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj. Ai do garoje ne peshen 77 kg dhe ka pretendime serioze per te hyre ne zonen e medaljeve. Qerimaj eshte nder sportistet me cilesore te ekipit tone kombetar tek i cili jane perqendruar te gjithe. Forma sportive e tij duket shume e mire. Njeri nga trajneret qe ka punuar me te para nisjes per ne Europian, pikerisht trajneri i ekipit te Vllaznise Muhamet Tuzi, duke folur per gazeten online www.shkodrasport.com ka thene: “Erkandi ka bere nje stervitje shume te mire gjate kesaj periudhe. Me ato qe ka paraqitur ne stervitje, nese i arrin edhe ne Europian, me siguri qe do te futet ne zonen e medaljeve. Sigurisht qe duhet edhe pak fat dhe shpresojme qe kete here, te arrije suksesin. Une kam shume besim tek ai”. Erkand Qerimaj eshte sportisti me i suksesshem shqiptar i gjithe ketyre viteve te fundit. Ka nje mori medaljesh te fituara dhe te gjithe shpresojne qe ato te shtohen edhe me te tjera ne kete Europian. Gara starton ne oren 19.00 dhe transmetohet drejtepersedrejti nga kanali sportiv “Eurosport” dhe me siguri qe do ndiqet me shume interes nga sportdashesit shkodrane.
www.shkodrasport.com