Peshëngritësi i talentuar shkodran Erkand Qerimaj sërish lë gjurmë në Europë. Në Kampionatin e rradhës që po zhvillohet në Split të Kroacisë, ai ka arritur të marrë dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë duke qenë kësisoj sportisti më i mirë i kombëtares tonë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm. Gara ka qenë shumë e bukur. Qerimaj e nis mirë në stilin e shkëputjes duke ngritur 155 kg që në provën e parë por dështon në dy të tjerat e kjo i kushtëzon renditjennë vendin e gjashtë në këtë stil. Por ndërkohë, i pari do të renditej një tjetër shqiptar, Daniel Godelli me 161 kg. Gara në shtytje do të ishte interesante. Qerimaj e nis keq dhe dështon në dy provat e para por në të tretën ngre 193 kg duke u renditur i dyti në këtë stil dhe i treti në dygarësh me 348 kg. Menjëherë pas tij do të renditej, pra i katërti, Godelli me një kilogram më pak. Në këtë mënyrë flamuri shqiptar ngrihet sërish edhe në këtë Europian dhe ai që dominon mbi të gjithë pjestarët e delegacionit shqiptar është sëriish ai, Erkand Qerimaj.

© shkodrasport.com